Dy futbollistët e shpresave Çokaj dhe Ademi në një mendje: Atmosfera është e mirë, synimi është fitorja

Ekipi U 21 i drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të zbresë në fushë për përballjen ndaj Kosovës më datë 15 tetor në kuadër të kualifikueseve për europian. Për të folur për ndeshjen ndaj Dardanëve, në konferencë për shtyp kanë dalë futbollistët Albion Ademi dhe Enis Çokaj. Sulmuesi Ademi është shprehur se atmosfera është pozitive, dhe se do të luajnë me synim fitoren. I këtij mendimi ishte edhe mesfushori Çokaj, i cili ftoj edhe tifozët t’i përkrahin në stadium.

“Atmosfera në skuadër duket shumë mirë edhe jemi gati për të luajtur kundër Kosovës. Besoj se do të fitojmë. Synimi është të fitojmë ndeshjen dhe të marrim tre pikë. Është shumë e rëndëishme për ne të fitojmë”, tha Ademi.

“Atmosfera është shumë e mirë në skuadër, po punojmë fort për të arritur një sfidë sa më të mirë me Kosovën. Mezi po e presim. Për mendimin tim, skuadrës nuk i ka munguar asgjë. Skuadra është e mirë dhe ka kualitet, trajneri gjithashtu, por është çështje kohe. Besoj se rezultatet do të vijnë shumë shpejt. Tifozeria është një përkrahje shumë e madhe për ne, ndaj i ftoj që të jenë sa më shumë në stadium për të na mbështetur. Çdo ndeshje është një detyrim për ta fituar. Në futemi në fushë vetëm për fitore, por pastaj rezultatit nuk i dihet. Do japim maksimumin dhe shpresojmë në një rezultat sa më të mirë”, tha Çokaj.