Dovedan: Ishte një rezultat i drejtë, për arbitrin nuk kam kontestim

Bylisi koleksionoi këtë javë barazimin e dytë radhazi pas atij ndaj Laçit, teksa nuk shkoi më shumë se rezultati 1-1 ndaj Luftëtarit në transfertë.

Tekniku i ballshiotëve, Veljko Dovedan pas ndeshjes është shprehur se ky ishte një rezultat i drejtë. Dovedan në prononcimin për Supersport gjithashtu theksoi se nuk kishte asnjë kontestim mbi arbitrimin e ndeshjes.

“Ishte një rezultat i drejtë. Nuk kam asgjë për arbitrin. Ishte një penallti e pastër. Që në fillim kemi humbur Guindon që është nga më të fuqishmit në sulm”, u shpreh Dovedan. Sakaq, në javën e ardhshme, e cila luhet të mërkurën, Bylisi do të presë në shtëpi Tiranën.