Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri, Allmuçën e pason tekniku italian

Ditën e djeshme ishte përfolur se në klubin e Dinamos do të investonte një kompani italiane. Mesa duket çdo gjë ka rezultuar e vërtetë dhe në krye të klubit ditën e sotme është emëruar trajneri Mauro Manzoni. Tekniku italian do të marrë kështu postin e mbajtur nga Igli Allmuça.

Drejtuesit e klubit shpresojnë ta rikthejnë klubin në elitën e futbollit shqiptar, teksa prej vitesh Dinamo nuk ia ka dalë të largohet nga Kategoria e Parë.

Edhe në këtë sezon, skuadra ka pasur një start të dobët në kampionat, teksa në katër javë ka grumbulluar vetëm një pikë, duke regjistruar tre humbje. Shifra këto tani të cilat t’i ndryshojnë me teknikun italian, ndërsa priten edhe investimet italiane në mënyrë që Dinamo t’ia dalë të ngrejë kokën. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Postimi i klubit: