Dëshira për t’u larguar nga Bajerni, Myler sqaron situatën: Jam shumë ambicioz

Mediat gjermane sot kanë raportuar lajmin e bujshëm se Tomas Myler po mendon largimin nga Bajern Mynih që në janar. Sulmuesi është i pakënaqur me mënyrën se si po trajtohet nga Niko Kovaç, pasi nuk po aktivizohet rregullisht dhe për këtë arsye dëshiron një ekip tjetër ku të mund të tregojë vlerat e tij.

Vetë lojtari ka shpjeguar gjithçka në një intervistë për “Kicker”, duke insistuar se e bën vetëm sepse ka ambicie për të dhënë e fituar sa më shumë.

“Një trajner duhet të marrë vendime të vështira para çdo ndeshje. Megjithatë, tashmë është bërë një trend në pesë ndeshjet e fundit që nuk më bën të lumtur. Nëse stafi teknik më sheh në rolin e zëvendësuesit në të ardhmen, më duhet të mendoj gjërat. Jam shumë ambicioz për një gjë të tillë”, tha Myler.

Sipas mediave gjermane, nuk është vetëm minutazhi ai që shqetëson 30-vjeçarin, por edhe fakti se sa pak vlerësim ka shfaqur Kovaç për lojtarin i cili ka luajtur 495 ndeshje për klubin. /vipsport.al/