Dëmtimi i Pogba kthehet në problem për Junajtid, palët vendosin të mos ketë operacion

Pol Pogba ishte lënë jashtë nga klubi i Mançester Junajtid për ndeshjen e fundit përballë Njukasëllit, ndërkohë që mediat angleze e konsiderojnë një enigmë dëmtimin e tij. Në Angli, ende nuk flasin ekzaktësisht se çfarë dëmtimi ka Pogba, megjithatë “L’Equipe” ka zbuluar gjithçka.

Prestigjiozja franceze zbulon se mesfushori ka thyer gishtin e këmbës dhe për pasojë, i duhen disa javë pushim. Për më tepër, palët kanë vendosur që të mos merren me ndërhyrje kirurgjikale duke qenë se riaftësimi do të donte ndoshta më shumë kohë, ndërkohë që është menduar për francezin një shërim natyral.

Pogba ka qenë sezonin e fundit ndër futbollistët që ka krijuar më shumë polemika ndërkohë që hapur ka pranuar edhe dëshirën se do të largohet nga “Old Trafford”. Tashmë, mbetet të shihet e ardhmja e tij pas janarit apo edhe në verën e ardhshme pasi skuadrat që e duan janë të shumta. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan