Dede pas fitores: U shpërblyen 8 muaj punë, të vazhdojmë kështu

Shqipëria U-19 e Nevil Dedes arriti që të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj ekipit të Polonisë në miqësoren e zhvilluar sot në “Selman Stërmasi”. Kuqezinjtë e Dedes kanë treguar një volum loje, përgatitje fizike dhe aksione të rrjedhshme.

Pas ndeshjes, për “Rtshsport”, ka folur trajneri i Shqipërisë, U-19, Nevil Dede, i cili ka pohuar: “Jemi një skuadër që punojmë prej 8-9 muajsh. Janë lojtarë që janë në ekipe dhe që luajnë rregullisht dhe shpresojmë që të vijojmë kështu, e pse jo edhe më mirë”, – tha fillimisht Nevil Dede.

Trajneri Dede flet edhe për të ardhmen e skuadrës, e natyrisht që nuk ngurron që t’i bëjë elozhe edhe djemve të tij: “Janë tetë muaj sakrifica dhe besoj të ruajmë këtë ritëm”.

E.S./Vipsport.al/