Debutojnë me Partizanin, tifogrupi i ri i Vllaznisë: Nuk duam frymë të keqe në grup, pas ndeshjes të pastrojmë

Ditën e shtunë, Vllaznia do të presë në ‘Loro Boriçi’, Partizanin. Kuqeblutë do të kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve teksa falë dy fitoreve në ndeshjet e fundit të kampionatit, renditen në krye të tabelës me 12 pikë.

Ndërkohë, në këtë takim kuqeblutë do të kenë edhe mbështetjen e grupimit më të ri të tifozëve. Bëhet fjalë për Power 12 të cilët kanë vendosur të debutojnë në këtë sezon pikërisht ndaj kryeqytetasve.

Grupimi është duke u marrë me përgatitjet e fundit, ndërsa së fundmi nëpërmjet njoftimit në faqen zyrtare, kanë lajmëruar se kërkojnë që në grup të mos ketë frymë të keqe dhe hatërmbetjet dhe debatet të lihen jashtë stadiumit. Ajo që ka bërë përshtypje është edhe thirrja për të pastruar sektorin e tyre pas ndeshjes.

Postimi i plotë i Power 12: