Debutim pozitiv në Serinë A për Dermakun, prestigjiozet italiane i thurin elozhe

Pritja e Kastriot Dermakut për të debutuar në Serinë A italiane ka marrë fund sot, duke qenë se mbrojtësi i Kombëtares luajti nga minuta e parë në ndeshjen përballë Xhenoas, e fituar nga skuadra e tij me rezultatin e thellë 5-1. Dermaku ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe paraqitja e tij e parë është vlerësuar maksimalisht nga prestigjiozet italiane.

Ai u largua i dëmtuar nga fusha por mediat italiane raportojnë se nuk ka gjë serioze për mbrojtësin, i cili tentoi të hynte sërish por në fund u largua me lot. “Eurosport”, e vlerëson me notën 6.5 paraqitjen e tij duke shtuar se nuk ka bërë mirë veç në mbrojtje por edhe në sulm.

Eurosport- Kastriot Dermaku 6.5: Debutimi i tij në Serinë A duket mirë dhe jo vetëm kaq. Në mbrojtje i mirë por bën më shumë se mirë edhe në fazën e avancuar”, shkruhej në vlerësimin nga Eurosport.

TMW– Kastriot Dermaku 7: I vë maskë Pandevit dhe bën pastrime në zonë ku në ajër është i pakalueshëm. Largohet jo në 100%, por nuk duket se ka gjë serioze”, shkruhej në vlerësimin nga “TMW”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories