

Xhani De Biazi nuk pranon kritika për Elseid Hysajn dhe nuk mund të ishte ndryshe. Trajneri i cili i besoi mbrojtësit që kur ishte adoleshent një vend në radhët e përfaqësueses shqiptare dhe e theu në një nga elementët më të rëndësishëm të saj, insiston se në Napoli nuk duhet të kritikojnë aspak futbollistin i cili shquhet për impenjim.
“Hysaj? Problemi i tij është se te Napoli kanë ardhur lojtarë që i ka dashur Ançeloti dhe ai ka përfunduar më mbrapa në hierarki. Hysaj mbetet një pasuri e Napolit, duhet mbrojtur”, ishin fjalët e De Biazit në një intervistë të dhënë për mediat italiane.
Elseid Hysaj debutoi ne radhët e përfaqësueses shqiptare në një miqësore ndaj Gjeorgjisë në shkurtin e vitit 2013, kur ishte ende 18-vjeçar. Që nga ai vit, ishte pjesë e pandashme e kuqezinjve dhe ka regjistruar në total 50 ndeshje me fanellën kuqezi. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Skandal racizmi në Bundesligë, lojtarët quajnë “afgan m***” futbollistin e Gjermanisë
Union Berlin ka mundur sot me.
“Do zhvishem po fituam derbin”, aktorja italiane mban premtimin pas suksesit të Lacios
Ana Falki ka mbajtur premtimin që.
Nga kuqezi në kuqeblu, edhe Shpëtim Gjika dorëzohet: Vllaznia kampion!
Nga sot duket se Vllaznia ka.
Leave a Comment