Dani Alvesh rrëfen periudhën në Paris: Qytet stresues, njerëzit ishin shumë racistë

Dani Alvesh kaloi një dyvjeçar në Paris, teksa u aktivizua me skuadrën e PSG. 36-vjeçari ai doli të triumfonte në kampionat por në Ligën e Kampionëve, çka ishte edhe synimi i klubit, dështoi. Tashmë, braziliani është kthyer në vendlindje dhe bën pjesë në ekipin e Sao Paolos.

I pyetur për kohën në kryeqytetin francez, Alvesh nuk ka shumë mbresa teksa shprehet se atje një javë mund të jetë udhëtimi i jetës, por më shumë është e lodhshme. Ndërsa, theksoi se kishte shumë racizëm. “ Të shkosh në Paris për një javë mund të jetë udhëtimi i jetës tënde, por më shumë lodhesh , pasi është stresuese. Më kujton pak Sao Paulon, vetëm se në Paris janë shumë racista. Me mua jo, por e di se çfarë i thonin shokëve të mi”, u shpreh Alvesh.

Ndërkaq, duke qenë se ka luajtur edhe me Seviljën përveç Barcelonës në La Liga, mbrojtësi zgjodhi Seviljën si qytetin për të jetuar. “ Preferoj Seviljen. Atje njerëzit ngjasojnë më shumë me brazilianët. Kalojnë një pjesë të madhe të kohës në rrugë  dhe kanë më shumë energji. Janë të prapë dhe mua më pëlqejnë njerëzit e tillë”, u shpreh Alvesh.

 

/Egi Çabeli-VipSport.al/