Daja: Sot pashë Skënderbeun e para dy viteve, gjyqtarin e përgëzova sepse nuk ishte me tendencë

Ilir Daja u shpreh pas ndeshjes ndaj Kukësit se ka mbetur i kënaqur nga loja që ka zhvilluar skuadra e tij. Ai u ndal edhe te episodet dhe për “Supersport” shtoi se nuk ka as kundërshtime për vendimet e gjyqtarit.

“Të  them të drejtën nuk mungoi asgjë përveç golit që në futboll është i rëndësishëm pasi rezultati matet me gola. kishim aq shumë raste kundër një ekipi pretendent dhe nëse luajmë kështu, goli do të vijë dhe duhet të shfrytëzojmë rastet para portës.

Arbitri? E përgëzova të them të drejtën sepse siç gabojmë ne, gabojnë edhe ata. Na jep të drejtë në përgëzojmë sepse nuk kishte gjë me tendencë. Ishin gabime njerëzore pasi arbitri e ngriti sot lojën në atë nivel.

Ishim shumë më lart se kundërshtari dhe më kënaq pjesa që në shumë momente m’u duk si Skënderbeu që drejtoja para dy sezonesh. Kjo është meritë e futbollistëve dhe rezultatet do të jenë e ne do të jemi në krye. Këtë 90 minutësh duhet ta përsërisim shpesh.

Goli i anuluar? Nuk kam pse i komentoj. Përderisa ishte pa tendencë nuk kam asgjë. Unë e shoh përsëritje dhe nuk e gjykoj dot, e jo më gjyqtari në të qindtën e sekondës”, tha Daja. /VipSport.al/