Cungu: Nuk mund të mbanim Hasanin dhe Kalen, nuk e preferoj një trajner që vendos ekipin mbrapa

Tirana arriti të fitonte 2-1 ndaj Laçit, teksa kurbinasit vinin me trajner të ri, pasi Cungu mori drejtimin e skuadrës. Në një prononcim për “Supersport”, ai u shpreh se skuadra e Laçit ka merituar më shumë dhe ka kërkuar fitoren.

“Pjesa e parë, pësuam gol shumë shpejt po arritëm të barazojmë po aq shpejt rezultatin. Ajo që na penalizoi në pjesën e parë, ishte që nuk kishim mënyrë të zgjidhnim problemet e Kale dhe Hasanit me depërtimet e tyre. Futja drejt qendrës e Kale krijonte superioritet. Jo vetëm te goli, por janë edhe 2-3 raste të tjera, një e Hasanit ishte nga Kale përsëri.

Në pjesën e dytë u munduam të merrnim masat, ishte më e ekuilibruar, kishim dëshirë, pamë më shumë nga porta kundërshtare, megjithatë, edhe pse sulmuam më fund, nuk arritëm të shënonim.

Pikët mungojnë, por e rëndësishme është që ekipet e tjera nuk kanë diferencë të madhe sa u përket pikëve dhe kjo në njëfarë mënyrë është diçka pozitive, na del punë, kemi shumë gjëra që duhet të rregullojmë, do të shohim para duke punuar dhe lojtarët kanë një farë ngërçi psikologjik e nuk luajnë lirshëm edhe për shkak ët pikëve, por mund të reagojmë, ekipi tregoi që rezultati mund të ishte edhe 2-2. Sidoqoftë bëmë lojë të pëlqyeshme dhe ekipi tregoi se mund të marrë pikë jashtë fushe.

Objektivi ynë është të marrim sa më shumë pikë nga ndeshja në ndeshje dhe rrugës duhet të bëjmë llogarinë, shihni pikët dhe pozicionin, nuk mund të flasim për aventura, të shohim momentin, të marrim pikë për të cilat kemi nevojë ndeshje pas ndeshje, pastaj flasim për objektiva.

Nuk jam trajner që vendos ekipin mbrapa, nuk e preferoj kurrë,. Ndoshta ngërçi psikologjik i sportistëve mund ta ketë bërë, gjatë ndeshjes ulërija që të dilnin para, sot i falëm shumë terren Tiranës dhe na kushtoi, ndryshuam diçka, kërkuam agresivitet në fushën e Tiranës, të kishim më shumë iniciative e deri diku ia dolëm në pjesën e dytë, pjesa e parë nuk ishte e mirë për ne”, tha Cungu. /VipSport.al/