Cungu beson: Në Tiranë për pikë, të gjitha ndeshjet janë me rivalitet

Armando Cungu, nesër debuton në një transfertë ndoshta nga më të vështirat, atë me Tiranën në kryeqytet. Për vetë pozitat që ka skuadra e Laçit, Cungu kërkon pikët maksimale dhe ka besim se nga kryeqyteti do të vijë edhe kthesa e skuadrës së tij. Në një prononcim për “Rtshsport”, trajneri Cungu i Laçit tashmë, ka pohuar: “Jam shumë i kënaqur që rikthehem te ekipi i Laçit. Ka qenë një nga ekipet e preferuar të mitë, ndonëse vitet e fundit kam qenë disi larg Laçit”.

Ecuria

Laçi ka shtatë pikë në shtatë ndeshje, por Cungu është optimist: “Ne dëshirojmë që të bëjmë më mirë. Diferencat nuk janë të mëdha në lidhje me synimet që ne kemi. Me një fitore, mund të jesh në vendet e para. Kampionati është shumë i gjatë. Laçi ka bërë ndeshje të mira, ka merituar më shumë pikë nga ato që ka. Jam i bindur që djemtë kanë një obligim maksimal dhe do të ndryshojmë shumë shpejt”.

Tirana

“Nuk e shoh si pengesë në sfidën e parë në Tiranë. Mund të luanim në një fushë tjetër, por Tirana meriton respekt. Nuk ka asnjë ekip të lehtë në Superligën shqiptare. Tirana meriton respekt ka bërë m merkato. Ne duhet të bëjmë lojën tonë, jemi përgatitur dhe nëse zbatojmë detyrat që kemi marrë në stërvitje, skuadra do të jetë aty ku unë dua”, – tha Armando Cungu në prag të sfidës me Tiranën në kryeqytet.

E.Saliu/Vipsport.al/