Cikalleshi: Të lumtur me këtë fitore, por na duhej një rezultat pozitiv në Turqi

Sokol Cikalleshi ka arritur të shënojë një tjetër gol me fanellën kuqezi në ndeshjen ndaj Moldavisë. Ai u shpreh për “Supersport” se ndihet i lumtur për fitoren dhe golat e shënuar.

“Nuk ka ndonjë sekret por mjafton të përmend punën e vazhdueshme në Kombëtare dhe puna po shpërblehet duke shënuar gola. për fitoren e sotme jemi të lumtur sepse shënuam 4 gola me lojtarë të ndryshëm. Ndihemi mirë por nëse merrnim rezultat të mirë në Turqi, gjërat do të ishin shumë më mirë. Me këtë fitore mbetet të uroj çunat kështu dhe të punojmë e të rritemi dita-ditës.

Manaj? Unë me Manajn ndihem mirë por me siguri e them që ndihem me Balajn dhe Sadikun. Me Manajn kam luajtur por na ka ecur mbarë. Mund të jetë gol qetësues por këto gjëra i vendosur trajneri. Me këdo që jam në fushë, do të bëj më të mirën”, tha Cikalleshi. /VipSport.al/