Bulku: Kumbulla? Nuk shohim për ta djegur, Trashi e ka bindur në stërvitje

Në prag të ndeshjes kundër Moldavisë, ish-futbollisti i Kombëtares, Ervin Bulku u shpreh për “Supersport” se skuadra do të synojë më Moldavi vetëm fitoren ndërkohë që u ndal edhe te aktivizimi i Trashit dhe mundësia e Kumbullës për të debutuar.

“Mund të kishte edhe ndryshime të tjera por ka pasur dëmtime. Duke parë rëndësinë e ndeshjes, kemi menduar fillimisht të fitojmë ndeshjen dhe më pas të shohim. Trashi është grumbulluar dhe ka treguar formë të mirë në kampionat dhe grumbullim prandaj e ka aktivizuar trajneri.

Kumbulla? Nuk është fjalë e duhur për “ta djegur” pasi ka pasur dëmtim në shpatull dhe më pas do të shohim dhe çfarë ndodh gjatë ndeshjes.

Kapiteni? Abrashi ka më shumë. Unë nuk i numëroj ndeshjet por është më i vjetri dhe e meriton.

Skema 3-5-2? Nuk besoj se është problem pasi Reja është i bindur. Nga momenti i parë ka besuar se mund të luhet këtu dhe ata që kanë ardhur janë të duhurit. Me prurje të reja do të rritet konkurrenca. Të gjithë lojtarët e grumbulluar janë të përshtatshëm dhe më pas se kush luan e vendos trajneri”, tha Bulku. /Erjon Allaraj-vipSport.al/