Batutat në studio / Trashi: Batha ka 5 minuta në fushë që më mirë mos i fol; Batha: Ka cilësi por mos t’i bëjmë qejfin

Në vitet e kaluar te Partizani thuajse kanë qenë të pandashëm, por tani Lorenc Trashi dhe Idriz Batha e shohin veten kundërshtarë në dy skuadrat e kryeqytetit. Gjithsesi, miqësia mbetet dhe me shumë sportivitet e humor, të dy futbollistët e kanë treguar në studion e “Rubrika Sportive” pak nga kjo miqësi e tyre dhe sa njohin njëri tjetrin.

Rivaliteti në fushë
Trashi:
Me Bathën kam kaluar vite shumë të bukura me Partizanin, jemi shumë miq. Para derbit kemi komunikuar me njëri-tjetrin, shkëmbyem batuta. Në fushë nuk njihemi, duke parë edhe karakterin e Bathës, ai është larg nga unë, por i kam dhënë gjithmonë përparësi.

Batha: Edhe në një ekip kishte raste kur kishim ndonjë moment kështu…

Trashi: Batha ka një moment të vetin që gjithmonë kur është i mërzitur me diçka në fushë, si faull të paqenë, më mirë të mos i flasësh. Lëre mos i fol se do të vazhdojë të flasë 5 minuta.

Roli i Trashit në fushë
Batha:
Me mua ka luajtur edhe si mbrojtës i majtë. Vetëm në vitin e parë ishte mesfushor. Si mbrojtës erdhi,  profesor Shpëtimi e futi mesfushor kur erdhi nga Gramshi.

Trashi: Nga Lushnja.

Batha: Nga Gramshi apo nga Lushnja je ti? Është lojtar tipik krahu, sigurisht ka cilësi, mos t’i bëjmë qejfin, është çun i shpejtë, edhe në mendime. Por unë me mesazhe e masakroj jashtë fushe.

Debati për penalltinë  e kërkuar ndaj Boldor
Batha: Është dora e hapur, është penalti 100%.

Trashi: Mendoj se po ta shohësh pak me kujdes, nuk është (qesh).

Batha: Tani nuk dua të të bëj si ekspert, por për mendimin tim është penallti se duart janë të hapura./vipsport.al/

more recommended stories