Batha: Trashi luajti më mirë se shumë në kombëtare. Unë edhe në Vlorë shkova për të dalë kampion

Idriz Batha, mesfushori i Tiranës, mendon se bardheblutë kanë gjithçka që duhet për titullin kampion. I ftuar në “Rubrika Sportive”, ai deklaroi se ekipi kishte bërë gjithçka mirë për të dalë nga situata dhe tani po mendonte për të luftuar për titullin kampion.

“Mendoj që kjo që bëri Trashi në kombëtare është akoma një plus më shumë për lojtarët e kampionatit që të japin më shumë. Trashi luajti jo i barabartë, por më shumë se disa lojtarë aty dhe mendoj se disa të tjerë mund të bëjnë më mirë në kombëtare.

Më vjen keq për Flamurtarin, më vjen keq më shumë për lojtarët që luajnë atje e sidomos për qytetin se janë sportdashës. Rrogat? Këto janë muhabete që diskutohen…

Karabeci ka vite që është pjesë e futbollit shqiptar e eksperiencë që të gjithë ia njohin vlerat. Kishte ardhur momenti, edhe pse ai nuk ishte gati deri para pak javësh, edhe ai po priste momentin. Bëri mirë, u ndjeva i sigurt jo vetëm unë por edhe i gjithë ekipi.

Nuk është e lehtë të fitosh me asnjë ekip, ka vite në Superiore që nuk ka lehtësi. Edhe Flamurtari që është i fundit, aq më tepër Laçi që ka vite, ka një president që njeh mirë futbollin e të ndërtojë ekipe konkurruese. E dinim që do të gjenim një kundërshtar që do të mbrohej dhe vështirësia ishte e jona. Bëmë lojë të mirë e fitorja na qetëson disi.

Kur një ekip ka emrin e madh, ka fanellën e rëndë dhe ka vite që nuk fiton një kampionat, i mësuar gjithmonë të fitojë e jetë pretendente, i fut trajnerët në presion. Sidomos në kampionatin shqiptar ku trajnerët janë të parët që rrezikohen më shpejt seç duhet më raste. Humbjet me Partizanin e Kukësin u bë dramë më shumë në media se brenda nuk u bë ashtu, nuk ishte hera e parë për ne që kemi pësuar humbje në karrierë, të gjithë kemi eksperiencë e dimë si të kthejmë këto situata të vështira. Ka ndeshje të tjera me Partizanin e Kukësin, të shohim.

Te Tirana përjetohet më shumë derbi se u bënë shumë vite pa fitore, edhe te Partizani po të ishte është normale, ka presion për derbin. Të gjithë e presin me padurim të thyhet akulli, presioni është i pranishëm në futboll dhe jemi mësuar për këto gjëra. Ka bukurinë e vet, Tirana është ekip i madh, edhe Partizani, por Tirana duket te mentaliteti te çdo tifoz e njeri që jeton me Tiranën.

Objektivi? Edhe në Vlorë që shkova, shkova për të dalë kampion. Kam shumë vite që kam këtë objektiv. Nuk na mungon asgjë, është sigurisht e vështirë, kemi probleme por edhe mundësi për të përmirësuar. Por është rrugë e gjatë e kemi mundësitë tona”, tha Batha. /vipsport.al/

more recommended stories