Basti i fundit kuqezi pas shkarkimit të Xhampaolos, fati i Maldinit dhe Boban në duart e Piolit

“Do të mbrojmë gjithmonë Xhampaolon, ai ishte zgjedhja jonë”. Këto janë fjalët që Paolo Maldini tha më pak se dy javë më parë, pas humbjes së Milanit ndaj Fiorentinës. Trajnerit dhe skuadrës iu kërkua një reagim dhe ajo arriti të fitonte në fundjavën e fundit. Por kaq nuk mjaftoi, Maldini dhe Boban, dy personat që morën përsipër rindërtimin e klubit, kapërdinë fjalët që kishin thënë dhe vendosën për ndryshimin e trajnerit.

Xhampaolo u shkarkua sot zyrtarisht me një mesazh të shkurtër, që tregonte me qartësi se eksperienca e tij në stolin e kuqezinjve nuk kishte asnjë gjë që mund të mbahej mend. Nesër do të jetë dita e Piolit, në trajneri të ri të zgjedhur nga dy ish-futbollistët dhe fati i tyre dhe e ardhmja si drejtues do të varet pikërisht nga ecuria që do të jetë skuadra në vijim.

Ky ndryshim i papritur kursi vë në dyshim të madh aftësitë për të drejtuar projektin të Maldinit e Boban dhe sipas mediave italiane, fondi Elliot ka instruktuar Ivan Gazidis që të monitorojë dy legjendat. Nëse as Pioli nuk funksionon, edhe emërimi i tyre në krye të projektit teknik do të cilësohet humbje kohe dhe sigurisht që klubi nuk do të ngurrojë të largojë dy emrat të cilët ishin ata që garantuan suksesin me Xhampaolon dhe e garantojnë edhe tani me trajnerin e ri. /vipsport.al/