Barcelona shkarkon nga puna ish-portierin, u zu me Klaivert dhe nuk pranonte rregullat e klubit

Klubi i Barceionës ka bërë sot zyrtar vendimin për të shkarkuar nga detyra si trajner i të rinjve Viktor Valdes, ish-trajnerin e njohur të katalanasve i cili në dekadën e kaluar ishte titullar i padiskutueshëm i kësaj skuadre.

Valdes kishte marrë detyrën në verë me ekipin e 19-vjeçarëve por në klub nuk kanë pëlqyer se si ai po drejtonte të rinjtë e tyre, duke ndëshkuar shpesh për sjellje disiplinore të vogla lojtarët për t’i lënë jashtë grumbullimeve. “Bëma” më e fundit ishte një zënkë publike me Patrik Klaivert, drejtorin e akademisë dhe Zhordi Roura, ish-ndihmësin e Tito Vilanovës që është pjesë e stafit drejtues të La Masia.

Valdes nuk dëshironte që skuadra e tij të luante në të njëjtin sistem si luanin skuadrat e tjera të moshave të Barcelonës, të cilat aplikojnë të njëjtin rreshtim si ekipi i parë. Kjo solli në përplasje të dukshme të cilat u thelluan pas me humbjen thellë 5-1 të katalanasve në UEFA Youth League ndaj Interit.

Gjithsesi, Valdes pritet që shumë shpejt të nisë një karrierë të re përkrah Çavi në Katar, pasi ish-mesfushori e do në stafin e tij. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan