Asnjë disfatë në kampionat e Europë, askush nga të mëdhatë si Juventusi

Juventusi ndryshoi trajnerin në këtë sezon, teksa trashëgiminë e Masimiliano Alegrit e mori Mauricio Sarri. Dy trajnerë me stile krejtësisht të ndryshëm, ndërsa pritej që bardhezinjtë të vuanin ndërrimin e sistemit. Megjithatë, sërish torinezët ia kanë që në nëntë ndeshje të këtij sezon të mos pësojnë asnjë humbje, si në kampionat ashtu edhe në Champions League.

Numrat tregojnë se në kampionatet europiane këtë nuk e ka arritur askush nga klubet e mëdha. Real Madrid vërtetë nuk njeh ende humbje në kampionat duke regjistruar 5 fitore dhe 3 barazime, por në Champions muzika ndryshon dhe madrilenët janë mposhtur në PSG. Barcelona nuk i ka bërë start më të mirë kampionatit, teksa këtë sezon ka shijuar edhe disfatën.

Ndërkohë, si Reali, në Angli është Liverpuli. Të kuqtë e Klop nuk janë mposhtur duke mbajtur një ritëm të lartë, por në Ligën e Kampionëve ishte Napoli i Ançelotit që i shkaktoi disfatën e parë sezonale. Nëse shohim në Bundesligë, i pamposhtur qëndron Volfsburgu, si në kampionat ashtu edhe në Europë, por ndryshimi është se gjermanët luajnë në Europa League.

/Egi Çabeli-VipSport.al/