Armir Grima rrëfen arrestimin: E mora me shaka, e pabesueshme si më vunë pistoletën në kokë

Pak muaj më parë, futbolli shqiptar mori një goditje të rëndë duke qenë se trajneri Kombëtares së femrave asokohe, Armir Grima u arrestua duke u akuzuar për trukim ndeshjesh, ndërkohë që pak ditë më parë kjo çështje u mbyll dhe Grima u shpall i pafajshëm. Ai ka folur për “Top Channel” ku ka rrëfyer momentet e para të arrestimit, ndërkohë që tashmë është rikthyer sërish te Kombëtarja dhe për këtë i falënderon për besimin që i është dhënë.

“Arrestimi ishte, çfarë të them, zot na ruaj, se unë kam edhe fëmijët këtu. Ti vesh pistoletën tjetrit në kokë, kujt mua? Ishte gjëja më skandaloze në botë. Kur po shkonim me makinë në komisariat unë po qeshja, po bëja gallatë, se mendoja se kamera e fshehtë. Mendoja gjithë kohës se kjo është kamera e fshehtë. I thosha që s’keni çfarë bëni, na ktheni në shtëpi se jena në këmbë, është gjithë ajo rrugë. Kur më pas na tregun se ishim të akuzuar për ndeshjen Vllaznia-Tërbuni edhe doja me qesh, edhe i mërzitur isha, edhe s’doja të besoja se mund të isha për atë ndeshje”

“Armir Grima, zyrtar i Vllaznisë. Unë kisha të paktën 2 vjet e gjysmë që nuk kisha lidhje me Vllazninë. Unë kisha ndikuar për të fituar Vllaznia. Në të gjithë përgjimet që janë bërë unë nuk kisha lidhje as me arbitrat, as me drejtues të Vllaznisë, as me drejtues të Pukës, as me lojtarë të Pukës, as me lojtarë të Vllaznisë. Telefonata ishte me një person tjetër, që as ai realisht nuk kishte lidhje me ndeshjen, ne ishim të dy që nuk kishim lidhje. Gjatë asaj ndeshje ishin dy telefonata, në total janë tre telefonata, janë 12 sekonda gjithçka.

Ndoshta mbas ditëve të këqija dalin edhe ditët e mira. Jam riemëruar, meqë isha i pezulluar, ata kanë menduar se duhet të vazhdoja detyrën. I falënderoj nga zemra për besimin e plotë që ata kanë pas tek unë”, tha Grima. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan