Arapi i bindur: Teuta ka forca të marrë pikë në kryeqytet

Renato Arapi, kapiteni i skuadrës së Teutës ka folur sot para mediave në krah të trajnerit Blendi Shkëmbi. Në një prononcim që ka dhënë në prag të transfertës me ish-skuadrën e tij, Arapi duket optimist dhe ka besim se skuadra mund t’ia dalë duke marrë një rezultat pozitiv edhe në kryeqytet.

Ndër të tjera, mbrojtësi shtatlartë i durrsakëve u shpreh: “Nuk jemi shumë të surprizuar për pozicionin, pasi objektivi ynë ka qenë që të pretendojmë më shumë se sezoni i kaluar. Atmosfera është pozitive dhe pas fitores me Kukësin besimi është shtuar edhe më shumë. Ndeshja me Partizanin do të jetë një matës i forcave”.

Synimet

Renato Arapi, duke vlerësuar edhe kundërshtarin e  radhës, thotë se Teuta, në këtë transfertw do të synojë që të marrë pikët maksimale. “Gjithmonë fitorja i kënaq të gjithë. Kur luhet në transfertë dhe ndaj një ekipi si Partizani, edhe një pikë është mirë. Do të thosha që ka harmoni, djemtë janë përshtatur dhe janë shumë të mirë”.

E.S./Vipsport.al/