Anglia i jep një goditje racizmit, dënohen me burg tifozët që çuan në ndërprejen e ndeshjes

Racizmi vazhdon të mbetet një temë aktuale në futboll. Edhe pse masat janë parashikuar të ashpërsohen, sërish episodet nuk mungojnë jo vetëm në kampionatet elitare por edhe në veprimtaritë e organizuara nga UEFA dhe FIFA.

Mirëpo, duket se hapat konkretë për ndëshkimin e kësaj dukurie, i ka bërë Anglia. Dy tifozë janë arrestuar për shkak të racizmit të shfaqur në ndeshjen e FA Cup mes Haringei dhe Jeovill. Një takim i cili u ndërpre, pasi tekniku i Heringei tërhoqi futbollistët e tij duke mos pranuar të luaj në ato kushte.

Kështu, policia ka vepruar duke ndaluar personat, ndërsa vazhdon hetimet pasi në fushë është goditur në kokë nga tifozët edhe portieri i Heringei. Mbase, tashmë dënimi me burg do të jetë standardi i dënimit edhe për vende të tjera, pasi racizmi nuk ka vend në eventet sportive.