Andi Lila e thotë qartë: Gjakprishurit le të largohen, kurrë mos ardhtë ai që nuk e do Shqipërinë

Në kohët e fundit, është bërë një çështje gjithmonë e më shumë largimi i talenteve. Të shumtë janë futbollistët që kanë refuzuar Shqipërinë duke pranuar ofertën e Greqisë e duke shtuar më shumë polemikat. Megjithatë, Andi Lila që ka qenë për vite një nga më të rëndësishmit e Kombëtares, u shpreh se të tillë futbollistë janë gjakprishur.

Në emisionin “Pressing”, ai shtoi se futbollistë të tillë nuk i duhen Kombëtares por duhen futbollistë që duan ekipin, ndërkohë që shton se futbollistë si Kaçaj, Bushi apo Riza kanë qenë futbollistë sepse donin të luanin.

“Ai që s’do të vijë me Shqipërinë, kurrë mos ardhtë. Kam qenë edhe unë aty. Ne duam lojtarë që e duan kombëtaren. Salvadori, Albani dhe Flori kanë luajtur se e kanë dashur. Çfarë besimi u jep lojtarëve më shumë Bosnja? Kush është gjakprishur, le të ikë”, tha Lila. /VipSort.al/