Akuzoi Nejmarin për përdhunim, përfundon sërish në gjyq modelja braziliane

Pak kohë më parë, Nejmar u akuzua nga një modele braziliane për përdhunim. Ajo pretendonte që natën e 15 majit, futbollisti brazilian e kishte përdhunuar në një hotel në Paris, teksa bëri edhe nj denoncim për të dhe kërkonte dëmshpërblim e njëkohësisht dënim për yllin e PSG-së.

Në mungesën e provave, gjykata vendosi të hidhte poshtë këto akuza dhe Nejmar u shpall i pafajshëm. Gjithçka, ishte një mashtrim nga ana e modeles Najila Trindada e cila supozonte se në Paris kishte shkuar me dëshirë, por atje ishte Nejmar ai që e ka përdhunuar. Tashmë, ka ardhur koha për hakmarrje dhe Nejmar me Najilën janë sërish në gjyq.

Modelja akuzohet për mashtrim dhe prishje imazhi e për këtë, ylli brazilian pretendon një dënim për modelen dhe dëmshpërblim për vete. Ajo akuzohet edhe për shpifje duke qenë se kishte thënë në intervistë për mediat se kur ke para, të gjitha mund të mbyllen pa asnjë problem dhe se Nejmar ka paguar për të fituar pafajësinë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/