Agjenti i Ronaldos i bindur: E kalon numrin e golave të Pele, më e mira nuk ka ardhur ende

Kristiano Ronaldo arriti para pak ditëve në kuotën e 700 golave në karrierë. Portugezi tashmë ka vënë në shënjestër numrin e golave të Pele. Braziliani është ndalur në kuotën 767 rrjetave. Një shifër të cilën CR7 e ka fiksuar dhe do vazhdojë të punojë për ta rritur. Sipas agjentit të tij, Horge Mendez, Ronaldo do ta kalojë me siguri numrin e Peles, ndërsa kjo do të vijë me fanellën e Juventusit.

” Nuk kam dyshime që do ta kalojë Pelen, si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit, këtë do ta bëjë me fanellën e Juventusit. I duhen edhe 68 gola por për këtë Kristiano Ronaldo të jashtëzakonshëm nuk janë shumë apo jo? Gjithashtu sepse jam i bindur se më e mira e tij nuk ka ardhur akoma.

Shifrat tregojnë se çfarë lojtari stratosferik është dhe kjo mjafton të mendosh se për të nuk ka limite në ambicie, punë, në përkushtim apo në aftësinë për të vuajtur. Numrat nuk gënjejnë dhe tregojnë se si Ronaldo thyen rekordet, të cilat më pas e bëjnë si lojtarin më të mirë në historinë e futbollit me një diferencë të madhe nga vendi i dytë”, u shpreh Mendes.