Agjenti i Hysajt: Dëmtimi ishte drithërues, ka një frakturë por nuk është shqetësuese

Këtë fundjavë Elesid Hysaj rrezikoi një dëmtim të rëndë teksa në ndeshjen ndaj Torinos, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, kërceu fuqishëm për t’u rrëzuar me kokë në tokë. Një përplasje e frikshme, e cila shkaktoi panik, megjithatë fatmirësisht shkodrani nuk pati dëmtime serioze.

Edhe pse do t’i duhet të humbasë dy ndeshjet e radhës me Shqipërinë. Ndërkohë, agjenti i tij Mario Xhiufredi, sqaroi se koha e rikuperimit pritet të jetë 25 ditë. “ Hysaj është më mirë, ka pak dhimbje në gjoks dhe në brinjë.

Gjithashtu ka pësuar edhe një frakturë, por fatmirësisht nuk është shqetësuese. Ansaldi u tregua i zoti për t’i zbutur rënien. Duke parë rrëzimin menduam edhe një dëmtim shumë më serioz, ishte drithëruese. Koha e rikuperimit është diku tek 25 ditë”, u shpreh agjenti i 25-vjeçarit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan