Agjenti i Bufon zbulon planin e portierit: Qëndron deri në moshën 44-vjeçare e më pas bëhet trajner

Xhanluixhi Bufon u rikthye këtë verë te Juventusi, teksa provoi sezonin e kaluar një eksperiencë te PSG. U mendua se gardiani do t’i jepte fund karrierës pasi tashmë është në moshën 41-vjeçare dhe për disa muaj mbush 42.

Megjithatë, agjenti i tij, Silvano Martina ka habitur jo pak teksa është shprehur se Bufon mund të vazhdojë edhe për dy vite të tjera si protagonist i fushës dhe më pas të mendojë për një rol si trajner. Kthimi te Juventus? “Mendoj se ishte i drejtë, sepse ai është ende kompetitiv, është i fortë dhe në janar mbush 42 vjeç. Mendoj se në këtë sezon do të ketë shumë mundësi për të luajtur.

E rëndësishme është që të bëj mirë. Nuk e di nëse mund të jetë Nedved i ardhshëm, por mendoj se mund të luaj edhe për pak vite. Mund të arrij në moshën 44-vjeçare. Personalisht e kam këshilluar, kur të tërhiqet, të bëj trajnerin. Sepse ai mund t’i bëjë të gjitha. Dhe atij i pëlqen kjo ide”, u shpreh agjenti i Bufon.

/Egi Çabeli-VipSport.al/