Zyrtarisht pjesë e Teutës, para Vllaznisë është për lojë edhe sulmuesi ganez

Teuta ka prezantuar pak më parë edhe afrimin më të fundit të merkatos dhe bëhet fjalë për sulmuesin ganez që ka qenë pjesë e skuadrës së Prishtinës në Superligën e Kosovës në sezonin e shkuar.

Bëhet fjalë për golashënuesin shtatlartë, Khalid Basil Abdyl, 23-vjeçar që pritet të formojë një dyshe të frikshme në sulmin durrsak bashkë edhe me lojtarin nga Mali i Zi, Nikaç që është bërë pjesë e durrsakëve para ndeshjeve të Europës.

Sot, sulmuesi Khalid është prezantuar në radhët e durrsakëve dhe ai do të jetë gati m e shumë mundësi për ndeshjen  radhës me skuadrën e Vllaznisë që Teuta do të zhvillojë këtë fundjavë në stadiumin “Niko Dovana”.

Teuta e ka nisur mjaft mirë këtë sezon dhe sidomos 3 javët e para, me një mesatare prej pretendente, duke grumbulluar 7 pikë në tri ndeshje.

Durrsakët do të synojnë fitoren e radhës ndaj shkodranëve, aq më tepër që luajnë në sytë e sportdashësve të tyre dhe këtë herë pritet që “Djemtë e Detit” t’i mbështesin edhe më shumë fansa.

E.S./Vipsport.al/