Zyrtare/ Skënderbeu nuk ndalet as me merkato të mbyllur, zyrtarizon një tjetër mesfushor

Megjithëse merkatoja e verës ka ditë që është mbyllur, Skënderbeu vazhdon të përforcojë skuadrën dhe së fundmi ka firmosur një mesfushor. 18-vjeçari ganez, Emanuel Kofi Esien është futbollisti më i ri i korçarëve dhe lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi korçar pak minuta më parë.

Mesfushori 18-vjeçar ka firmosur sot me Skënderbeun dhe është bashkuar në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës. Mesfushori ka firmosur me klubin korçar një kontratë trevjeçare ndërkohë që në Korçë shpresojnë që mesfushori të kthehet në një element të rëndësishëm për skuadrën dhe pse jo për ta shitur më pas si Olainkën apo edhe të tjerë.

Njoftimi i klubit:

“KF Skënderbeu ka nënshkruar sot me talentin Ganez Emanuel Kofi Esien. 18-Vjeçari i cili luan në qendër të mesfushës ka nënshkruar sot kontratën që e lidh me klubin bardhekuq për 3 vitet e ardhshme. Esien u bashkua sot me ekipin gjatë përgatitjeve në “Tropikal Resort” për takimin e javës së 4-t ndaj Tiranës”, shkruhej në njoftimin e klubit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/