Zyrtare / Numri i të huajve dhe Kamza, Kategoria e Dytë shtyhet me një javë

Kategoria e Dytë është shtyrë dhe do të nisë pas një jave, pra të dielën e ardhshme dhe jo pas dy ditëve siç edhe ishte planifikuar pak ditë më parë.

Me sa duket, në FSHF nuk e kishin menduar që skuadra e Kamzës do të organizohej, jo vetëm kaq, por edhe disa skuadra të tjera që kanë marrë pjesë në Kategorinë e Dytë sezonin e shkuar, apo dhe ekipe “B” mund të mos marrin pjesë.

Ndaj edhe Sektori i garave këtë periudhe e ka pasur të domosdoshëm që të rregullojë grupet për një ndarje të barabartë. Por, jo vetëm ka pasur ndikime dhe numri i lojtarëve jashtë Qarkut.

Kjo bëri që të prisheshin edhe planet në radhët e skuadrës së Tomorit, e jo vetëm kaq, por edhe të largoheshin trajneri bashkë edhe me tetë afrimet që Marjol Miho kishte bërë disa ditë më parë.

E.S./Vipsport.al/