Zyrtare/ Migjen Basha firmos me skuadrën e re, bashkohet me ish-ekipin e Berishës

Migjen Basha shkëputi pak ditë më parë bashkëpunimin e tij me Arisin në kampionatin grek dhe tashmë ka nisur një aventurë të re. Mesfushori që vetëm pak ditë më parë u tërhoq nga Kombëtarja, ka vendosur të largohet nga “kontinenti i vjetër” për të nisur një aventurë të re në kampionatin australian.

Basha është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm me skuadrën e Melburn Viktorit në Australi, skuadër kjo që çdo sezon synon titullin kampion. Pak kohë më parë, ishte Besart Berisha pjesë e kësaj skuadre, duke lënë jo pak gjurmë me golat dhe asistet për shokët e skuadrës e duke fituar trofe të shumtë.

Të njëjtën ecuri, synon edhe Migjen Basha i cili në kampionatin grek nuk kishte një aventurë shumë pozitive. Basha u la në stol ndeshjet e fundit, gjë e cila e detyroi të largohet. Pak kohë më parë, emri i tij u përfol edhe në Kategorinë Superiore por gjithçka mbeti vetëm në kuadrin e spekulimeve. /Erjon Allaraj-VipSport.al/