Zhvillimi i Kosovës identifikohet me kameramanin britanik, nga lufta në 1997 te ndeshja e mbrëmshme

Mbrëmja e djeshme ishte e madhe për futbollin e Kosovës. Pavarësisht humbjes, e cila ishte dinjitoze, Dardanët patën një jehonë dhe ishin në qendër të vëmendjes nga mediat më të mëdha botërore. Ndërkohë, kur mendon ritmin e shpejtë me të cilin ka ecur përfaqësuesja e Kosovës, atëherë meritat dhe komplimentet dyfishohen.

Kosova është federuar me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA vetëm tre vite më parë. Ndërkohë, evoluimin e provon më së miri edhe kameramani britanik Kris Xhejms, i cili në takimin e djeshëm ishte prezent në stadium duke ushtruar profesionin e tij. Por, kjo nuk ishte hera e parë që britaniku kryqëzonte rrugën me Kosovën.

Më parë, Xhejms ka qenë në Kosovë përgjatë viteve të vështira të luftës, teksa në 1997 bënte të mundur shfaqen e pamjeve të tmerrshme, si mënyrë për të ndihmuar popullin shqiptar. Megjithatë, këtë herë situata ishte e ndryshme. Kosova e futbollit zbriste në fushë e barabartë përballë Anglisë, teksa kohët e vështira janë hedhur pas krahëve. “Më 1997 në vijën e parë frontale të Kosovës dhe më 2019 në vijën e fushës – dhe asnjëherë një hap prapa. Kameramani Chris James”

“Më 1997 në vijën e parë frontale të Kosovës dhe më 2019 në vijën e fushës – dhe asnjëherë një hap prapa. Kameramani Chris James”, ishin fjalët e kameranit, bashkangjitur me foton.