Zhoze Murinjo në Madrid: Vij shpesh këtu, po ju nuk më shihni…

Zhoze Murinjo është në pritje të momentit të tij, duke kërkuar një ekip me të cilin të vazhdojë karrierën pas asaj etape jo edhe aq të lumtur në Mançester në drejtimin e “djajve të kuq”. Mediat spanjolle kanë gjetur sot portugezin në Madrid, qytet ku është përfolur vazhdimisht se ai do të kthehet [për të drejtuar realin.

Këtë herë, Murinjo kishte vizituar kryeqytetin spanjoll i ftuar nga La Liga, pasi është një nga ambasadorët e saj që nga periudha kur drejtonte pikërisht madrilenët. Mediat spanjolle e kanë ngacmuar se mos kishte lidhje edhe me zërat e merkatos, por Murinjo i ka rezistuar tundimit. “Vij shpesh në Madrid, por ju nuk më shihni”, ishin fjalët e tij para gazetarëve.

“Jam i qetë”, shtoi trajneri. “Do të kthehem të drejtoj një ekip kur të dalë diçka që të më bëjë të ndjej se është momenti i duhur, rrini të qetë, pritni”, tha ai para gazetarëve duke mos zbuluar më shumë rreth të ardhmes së tij, edhe pse shumëkush mendon se këtë vit trajneri portugez do ta bëjë pushim, për të filluar punën vetëm në vitin 2020. /vipsport.al/