Zhgënjimi i talentit të Çelsit pas humbjes, Broja: Bëjmë çfarë tha Bushi, nuk donte të hynte topi

Armando Broja, sulmuesi i talentuar 17-vjeçar i cili sot ishte titullar me përfaqësuesen Shpresa, ka mbetur dukshëm i zhgënjyer nga rezultati 4-0 me të cilin ekipi doli nga fusha e lojës sot. Duke folur për RTSH, ai komentoi dy humbjet radhazi që përfunduan me të njëjtat shifra, edhe pse ajo ndaj Francës nuk kishte të njëjtën rëndësi sa e sotmja ndaj Austrisë që ishte takim zyrtar.

“Franca është kampione botë, deri në minutën e 75 ishim 1-0, e pastaj pësuam në fund. Ne kemi mbrojtur mirë, kemi bërë çfarë tha Bushi. Në ndeshjen e sotme kemi luajtur më mirë ne, kishim më shumë shanse se ata. Nuk dimë të bëjmë goli nuk do të hyjë topi në portë. Ata gola që shënuan ata ishin keq, por çfarë ti bëjmë.

Kemi disa lojtarë që na mungojnë emra të fortë si Kallaku. Kur të vijë do të bëhemi më të fortë e do të fitojmë më shumë ndeshje

Kombëtarja A? Duhet të rrimë me këmbë në tokë, të vazhdoj si jam. Të shohim, shpresoj të më thërrasin. Nuk është probleme goli, është të luaj më mirë se goli vjen kur luan mirë. Sot nuk doli, pata disa raste në pjesën e parë. Fusha ishte e keqe e më mbetej topi në këmbë. Nuk ka gjë, goli nuk është problemi, opr të luajmë mirë”, tha Broja. /vipsport.al/