Vllaznia plotëson organikën, para Teutës rikthehet një “ish”

Vllaznia do të jetë e plotë në ndeshjen e radhës në Durrës, pasi këtë periudhë ndërprerje të kampionatit, trajneri Mirsad Jonuz ka arritur që të rikuperojë bashkë me stafin mjekësor disa lojtarë që janë konsideruar si mjaft të rëndësishëm për kontigjentin kuqbelu.

Behar Ramadani por edhe Uenderson. Por, një rikthim me vlera është Florind Bardula, mesfushori që ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Teutës dhe është një futbollist me shumë eksperiencë që pritet t’i bëjë punë shkodranëve, pasi ka eksperiencë të gjatë në elitë.

Në Shkodër përgatiten për autokritikë në “Niko Dovana” dhe synimi është marrja e tri pikëve.

E.S./Vipsport.al/