Vllaznia në hall, dy mesfushorët e qendrës futin në telashe trajnerin Jonuz

Vllaznia duket e nuk po u ndahet probleme të dëmtimeve apo mungesave të lojtarëve titullarë. Ardit Krymi një nga lojtarët titullarë dhe nga më të spikaturit në sezonet e fundit në Shkodër do të mungojë edhe ndaj Luftëtarit.

Kujtojmë që Krymi mungoi në Durrës dhe vendin e tij e zuri Behar Ramadani, por që edhe ky u ndëshkua me karton të kuq dhe do të mungojë nesër ndaj ish-skuadrës së tij.

Tashmë, trajnerit Jonuz i duhet që të eksperimentojë, për të mbushur boshllëkun e krijuar në qendër të mesfushës, aq më tepër që ka një sfidë delikate me Luftëtarin dhe 3 pikët janë detyrim për kuqeblutë që do të kenë edhe mungesën e tifozëve.

Takimi Vllaznia-Luftëtari luhet nesër në orën 16:00 në “Loro Boriçi”.

E.S./Vipsport.al/