Vllaznia me dilema për formacionin para Teutës

Në Shkodër synojnë që të bëjnë kthesën në Durrës, ndonëse e kanë të qartë se po luajnë me një nga ekipet më në formë por momentin në Superiore. Shkodranët kanë si synim që të mos dalin pa pikë nga “Niko Dovana”, por disa lojtarë kanë probleme.

Nga sa bëhet e ditur, në kampin kuqeblu janë në pritje të gjendjes së Gligorov që ka pësuar dëmtim në sfidën e parë me laçin në “Loro Boriçi” dhe në dy takimet e tjera nuk është aktivizuar. Por, jo vetëm ai, pasi janë duke kapur formën më të mirë edhe portieri Alen Sheerri dhe Bardulla.

Gjithashtu edhe lojtarëve brazilianë që kanë ardhur me vonesë në Shkodër u ka vlejtur kjo periudhë ndërprerje dyjavore, ndaje dhe fytyra e vërtetë e skuadrës shkodrane mbetet për t’u parë në sfidat e radhës, duke filluar që nga Durrësi.

E.S./Vipsport.al/