Vllaznia e femrave kërkon të vazhdojë ëndrrën, shpresa te përmbysja përballë rivaleve daneze në Champions

Vllaznia e femrave do të kërkojë ditën e sotme kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Mirëpo, për të arritur objektivin vajzat shkodrane nuk do ta kenë aspak të lehtë pasi në takimin e parë në shtëpi me rivalet daneze të Fortuna Hjorring është mposhtur me rezultatin 0-1.

Kështu, në ndeshjen e cila starton në orën 18:00 nevojitet një përmbysje, të paktën me dy gola diferencë. Megjithatë, grupi i futbollistëve është i motivuar dhe trajneri Leka beson te paraqitja e ekipit.

Mes lojtarëve shkodrane nuk mungojnë kualitetet ku dallohet Megi Doçi nga këmbët e së cilës pritet shumë. Ndërkohë, një kualifikim për në raundin tjetër do të thoshte shumë edhe për anën financiare.