VIDEO/ Vllaznia e pafat në Champions, mundet minimalisht nga skuadra daneze

Vllaznia e femrave ka arritur të bëjë krenar çdo shqiptar, duke u kualifikuar në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, aty ku u rendit e para në fazën e grupeve. Pak kohë më parë, u hodh shorti i fazës me eliminim direkt dhe shkodraneve u ra një short me fat duke parë kundërshtaret e mundshme që mund të kishte.

Në “Loro Boriçi”, Vllaznia u mund nga Fortuna Hjorring, skuadër kjo nga Danimarka. Ekipi kuqeblu u ndëshkua nga një penallti në pjesën e dytë, ndërkohë që kishte mundësi për të bërë më mirë ku në sekondat e fundit, shpërdoroi një rast të artë për të shënuar golin e barazimit, megjithatë, kuqeblutë kanë shpresa për ndeshjen e kthimit.

Vllaznia-Fortuna 0-1
Shënuese: 67’Moler

Formacionet:

Vllaznia: Etzel, Maliqi, Razburgaj, Bajraktari, Suenson, Doçi, Eberhardi, Franja, Gjini, Dauzat, Doile.
Trajner. Nikolin Leka

Fortuna: DAuigerti, Andersen, K.Holmgard, Himle, S.Holmgard, Lundgard, Snerle, RAsk, Moler, Nielsen, Fransi
Trajnere. Kerri An Kueton