VIDEO/ Valdet Rama nuk ka në plan të ndalet në Gjermani, realizon supergolin e radhës

Mpak muaj më parë, Kukësi afroi me bujë Valdet Ramën i cili shihej me jo pak skepticizëm, megjithatë arriti të tregonte në pak ndeshje se ishte një luks për futbollin shqiptar. Në merkaton e verës, Rama u largua drejt Gjermanisë duke firmosur me ekipin e Mepenit në Bundesligën e tretë gjermane.

Aventura e re, po i shkon më së miri Ramës i cili është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës së tij. Së fundmi, Rama ka shënuar një tjetër gol me këtë fanellë dhe bëhet fjalë sërish për një supergol. Skuadra e tij u mund në ndeshjen ndaj Kikers me rezultatin 3-2.

Rama shënoi golin e parë për skuadrën e tij kur rezultati ishte 2-0. Ai mori një top në hyrje të zonës dhe pasi u shkëput në të djathtë, provoi një parabol duke parë edhe daljen e gabuar të portierit. Megjithatë, ky gol nuk ka mjaftuar për skuadrën e tij. /Erjon Allaraj-VipSport.al/