VIDEO/ Totenhemit nuk i mjafton goli i Kejn, Leisteri përmbys londinezët

Totenhemi ka pësuar një disfatë në ndeshjen e sotme të Premier League, teksa u mposht nga Leisteri me rezultatin 2-1. Londinezët edhe pse kaluan të parët në avantazh me golin e sulmuesit Herri Kejn, i cili edhe pse në një pozicion të vështirë në tokë, arriti ta ndalte sferën në rrjetë. Në pjesën e parë rezultati nuk ndryshoi dhe u mbyll me avantazhin e të besuarve të trajnerit Poçetino.

Por, në fraksionin e dytë, ‘dhelprat’ u futën në fushë me një tjetër mentalitet. Dhe kjo u dallua në minutën e 69, teksa Rikardo Pereira barazoi shifrat. Mirëpo, vendasit nuk u mjaftuan me aq, pasi 5 minuta para përfundimit të ndeshjes shënuan edhe golin e avantazhit falë golit të Medizon.
Në pjesën e mbetur, Totenhemi u mundua të ndryshonte rezultatin, por pa ia dalë. Kështu, londinezët pësuan humbjen e dytë në këtë kampionat, teksa kanë grumbulluar 8 pikë. Ndërsa, Leisteri pas këtij triumfi, Leisteri ka 11 pikë pas 6 javëve të para.