VIDEO/ Tifozi i skuadrës së Grezdës përjashtohet nga stadiumi, ofendoi nga motra e vdekur futbollistin kundërshtar

Inati mes tifozerive të skuadrave rivale, shpesh herë kalon çdo kufi dhe kështu ka ndodhur në Skoci mes Rejnxhërsit dhe Sëlltikut. Një nga tifozët e skuadrës së Rejnxhërsi, është bërë protagonist negativ në një incident të ndodhur para ndeshjes.

Tifozi 15-vjeçar ka ofenduar futbollistin Skot Braun, duke i kujtuar në një mënyrë jo të përshtatshme motrën e vdekur. Në vitin 2008, motra e tij ndërroi jetë në moshën 21-vjeçare, duke mos arritur të fitojë luftën kundër kancerit.

Tifozi e pyeti futbollistin, “Si e ke motrën”. Ndërkohë, reagimi i futbollistit ka qenë vetëm me një gjest që ka lënë të kuptohet se ka mbetur jo pak i shokuar nga kjo pyetje. Kanë qenë forcat e policisë ata që kanë ndërhyrë për të ndalur tifozin dhe më pas është marrë vendim që të përjashtohet përjetë nga stadiumi “Ibrox”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/