VIDEO / Shtylla e traversa por Interi mund Milanin në derbi. Kumbulla, të kuq ndaj Juventusit

Interi ka arritur të sigurojë fitoren në një derbi të ndezur ndaj Milanit. Skuadra e Kontes ka triumfuar ndaj kushërinjve falë golave të Brozoviç e Lukakut në pjesën e dytë të një sfide ku goditi edhe tre herë shtyllat.

Interi iu afrua më shumë golit se Milani, duke u shfaqur disa herë rrezikshëm që në pjesën e parë dhe rrjeta mungoi vetëm sepse D’Ambrosio goditi shtyllën. Në fillimin e pjesës së dytë, Brozoviç gjeti rrjetën, e anulluar fillimisht për pozicion jashtë loje, por e akorduar më pas me VAR. Pritej reagimi i Milanit por erdhi goli i dytë i zikaltërve me Lukakun. Më pas, Politano goditi traversën e më pas në fund Kandreva përplasi topin në traversë, në një ndeshje që dukshëm mund të shkonte më keq për Milanin.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër mes Juventusit dhe Veronës, bardhezinjtë kanë fituar 2-1 me përmbysje, falë golave të Ronaldos e Ramsejt. Për t’u shënuar në këtë sfidë kartoni i kuq i Marash Kumbullës në minutat shtesë të ndeshjes pas dy kartonëve të verdhë. /vipsport.al/