Di Indonesia sendiri, olahraga squash sebetulnya sudah dikenal dari perang Dunia ke II berakhir, persisnya pada 1948 angkatan Inggrislah yang dini kali membuat alun- alun squash di Indonesia yang ada di Embong Sawo bandar togel terpercaya. Namun disaat itu, hany opsir yang berada jendral saja yang dapat memainkan olahraga squash. Terlebih sampai tahun 1978 hanya orang asing yang memainkan olahraga squash di Indonesia..

Pada tahun 1981 Indonesia berhasil melangsungkan pertandingan squash bantuan jasa seorang anak bangsa yang sekaligus cikal hendak populernya olahraga squash yakni Bambang Gatot Subroto. Hanya 4 pengda yang teraduk dalam Agen Bola ( Federasi Squash Raket Seluruh Indonesia). Pada tahun 1995 setelah itu terwujud PSI( Federasi Squash Indonesia) dan keberadaannya diakui oleh KONI pusat.

Perkembangan olahraga squash berjalan hingga dikala ini. hampir disetiap pertandingan dari mulai lokal hingga nasional terlebih garis besar olahraga bola88 selalu diikutsertakan. Nah semacam itu asal ide pendek perkembangan olahraga squash yang bisa saya sebarkan mudah- mudahan bermanfaat. Silahkan buka halaman berikutnya bikin materi yang lain.

VIDEO / Shqipëria për turizëm në Paris. Franca na shënon 4 gola por mund të shkonte edhe më keq

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka dhuruar sot një paraqitje për t’u harruar përballë Francës në Paris, ku në një stadium të tejmbushur, ka zhgënjyer plotësisht me një disfatë që mund të kishte qenë shumë më e thellë.

Kuqezinjtë janë shfaqur të brishtë që në fillim dhe francezët i kanë ndëshkuar në dy gabimet e para që u bënë nga Roshi, fillimisht në të majtën e mbrojtjes e pastaj i kaluar me emergjencë nga Reja djathtas. Edhe pse trajneri italian ktheu Hysajn në krahun  majtë për të mbajtur Koman, ky i fundit krijoi panik në çdo rast që kishte topin, me pasime e driblime në zonë, ndërsa nga ana tjetër Hernandes e kishte shumë të lehtë të gjente hapësira. Për fatin e mirë të kombëtares shqiptare, Grizman gaboi një penallti në pjesën e parë, duke bërë që ekipi të shkonte në pushimin e sfidës pak më i lehtësuar.

Pjesa a dytë pa përsëri Francën dominuese, dhe rastet vijuan derisa Koman shtoi edhe golin e tretë për Francën. Largimi i tij nga fusha e lojës mendohej se mund të mbyllte masakrën, por zëvendësuesi i tij ishte ai që shënoi golin e katërt për francezët. Në fund, goli i Çikalleshit me penallti shërbeu vetëm për statistikë, në një ndeshje e cila nuk ka thuajse asnjëherë kuqezinjtë në lojë.

Francë-Shqipëri 4-1
8′, 68′ Koman, 27′ Zhiru, 85′ Ikone / 90′ Çikalleshi

Franca: Loris, Pavard, Varane, Lengle, Hernandes (80′ Dinje), Matuidi, Toliso, Lemar (84′ Fekir), Grizman, Koman (77′ Ikone), Zhiru.
Trajner: D. Deshamp

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Ismajli, Roshi, Ramadani (55′ Gjasula), Abrashi (73′ Xhaka), Bare, Uzuni, Balaj (61′ Çikalleshi).
Trajner: E. Reja

KV: Gjasula, Xhaka

MINUTË PAS MINUTE

Mbyllet takimi! Franca fiton 4-1 kundër kuqezinjve!

90’+1’ Roshi shfaqet në pozicion goditje, por diagonalja e tij është shumë lart mbi traversë.

90’ jepen 5 minuta shtesë.

90’ GOOOL Shqipëria, shënon Çikalleshi . Penallti e fituar nga kuqezinjtë pasi Loris rrëzon Çikalleshin në zonë. Vetë sulmuesi gjuan nga pika e bardhë dhe shënon 4-1.

85′  GOOOL Franca, shënoni Ikone. Sulmuesi i reziston ndërhyrjes së Hysajt dhe këtë herë është i saktë në goditjen e tij përballë Strakoshës. 4-0

Sulmuesi i reziston ndërhyrjes së Hysajt dhe këtë herë është i saktë në goditjen e tij përballë Strakoshës. 4-0

82’ Ikone i ikën Hysajt dhe niset drejt Strakoshës, vetëm një ndërhyrje në sekondën e fundit e Mavrajt i heq topin sulmuesit nga këmbët dhe eviton golin e katërt.

80’ Largohet Hernandes nga Franca, në lojë Dinje.

78′ Edhe Xhaka përfundon mes të ndëshkuarve për faull ndaj Pavard.

73’ Reja kryen edhe zëvendësimin e fundit, duke hedhur në lojë Xhakën për Abrashin.

71’ Harkimi i Roshit nga e djathta gjen në zonë Baren dhe Abrashin, por asnjë prej tyre nuk arrin tw devijojë sferën drejt katërkëndorit.

68’ GOOOL Franca, shënoni Koman. Tjetër aksion nga e majta e sulmit të Francës, topi me shumë pasime mbërrin te Koman i cili shmang Hysajn lehtësisht në qendër të zonës dhe shënon në portën e Strakoshës.

66’ Gjasula e nis me karton të verdhë eksperiencën e tij si kuqezi, pasi ndëshkohet për një faull ndaj Matuidi.

61’ Ndryshimi i radhës te kuqezinjtë, Çikalleshi zë vendin e Balajt.

56’ Grizman shfaqet i vetëm para Strakoshës pas një pasimi perfekt të Zhiru, por gjuajtja e tij devijohet me këmbë nga portieri që eviton golin e tretë.

55’ Gjasula futet në fushë e lojës në vend të Ramadanit.

54’ Dy aksione radhazi që nisen nga e djathta e sulmit francez, me pasimet që shkojnë lehtësisht në qendër ku fatmirësisht gjuajtjet e Grizman dhe Zhiru ndalohen nga shumë trupat para portës së Strakoshës.

52’ Hysaj jashtë pozicionit i jep mundësinë Zhiru të shmangë pozicionin jashtë loje, por ai ngatërrohet në momentin e gjuajtjes dhe sfera përfundon jashtë.

51’ Vazhdon dominimi francez, me kuqezinjtë të cilët duket se kanë vendosur që të kthehen plotësit në mbrojtje për të evituar goleadën.

48’ Koman lë pas Hysajn me një veprim të shpejtë në të djathtën e sulmit, por krosimi i tij në qendër largohet nga prapavija.

47’ Francezët e nisin rrezikshëm me një gjuajtje të Grizman nga e majta që devijohet në këndore. Në zhvillimin e saj, mbrojtja shqiptare largon me vështirësi rrezikun nga zona.

46’ Fillon pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+1’ Mbyllet ndeshja me  avantazhin 2-0 të Francës.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Grizman mundohet me të majtën të mbyllë ndeshjen me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera përfundon shumë larg kuadratit të Strakoshës.

42’ Pasime të njëpasnjëshme mes francezëve në krahun e djathtë të sulmit të tyre, me Pavard e Koman që mundohen të çajnë drejt portës, por këtë herë mbyllen mirë nga dyshja Hysaj-Mavraj.

40’ Roshi është i vetmi i cili arrin të marrë fundoren nga kuqezinjtë dhe nis harkimin e radhës nga e djathta drejt zonës, por Balaj përsëri nuk arrin devijimin me kokë.

36’ Kuqezinjtë me fat. Mavraj shkakton penallti për ndërhyrje ndaj Hernandes. Grizman gjuan nga pika e bardhë por traversa i mohon gëzimin e golit.

31’ Roshi shfaqet më në fund në sulm, me një harkim të nisur për Balajn, i cili përsëri nuk ka hapësirën për të goditur portën.

27’ Kuqezinjtë provojnë të reagojnë me një harkim në zonë nga e majta, por Balaj nuk arrin të devijojë sferën i rrethuar nga mbrojtësit francezë.

27′ GOOOL Franca, shënon Zhiru. Top i gjatë nga prapavija këtë herë në krahun e majtë të sulmit francez. Roshi në kundërkohë nuk arrin të devijojë topin që më pas Hernandes e kthen drejt qendrës për Zhiru, i cili nuk e ka të vështirë të kalojë Strakoshën.

23’ Grizman kalon në shpejtësi Hysajn, por Gjimshiti me shpejtësi mbyll mirë duke fituar më pas një rivënie anësore.

20’ Lemar mundohet të nisë një pasim për Grizman nga thellësia, por Ismajli lexon gjithçka me kujdes dhe largon rrezikun.

17’ Hysaj fiton një goditje nga këndi përballë Pavard, Bare harkon në zonë por largon mbrojtja. Më pas vetë mesfushori vallëzon mes disa fanellash të Francës në të majtë por sugjerimi i tij në zonë nuk gjen askënd.

13’ Reja kupton menjëherë gabimin me pozicionimin e Roshit dhe kalon Hysajn në krahun e majtë, duke kthyer mesfushorin djathtas.

12’ Drithërima në katërkëndorin kuqezi dhe përsëri është një pasim për Koman që ka hapësira pa fund në krahun e Roshit që sjell pështjellim. Fatmirësisht, pasimi i tij për Zhiru nuk shfrytëzohet nga ky i fundit që nis topin drejt qendrës, aty ku largon Ismajli.

8′ GOOOL Franca, shënon Koman. Varane sheh hapësirën pas Roshit dhe dërgon topin aty për Koman i cili i shmanget mesfushorit dhe del i vetëm para Strakoshës, duke e mposhtur lehtë këtë të fundit.

4’ Goditje nga këndi për francezët me topin që harkohet për Lengle i cili me kokë gjuan por mbi traversën e Strakoshës.

2’ Goditje dënimi e kuqezinjve që tentojnë një skemë me Ramadanin që pason për Ismajlin, por i jep më shumë forcë se sa duhet dhe topi shkon jashtë në fundore.

1′ Fillon ndeshja në Paris.

0’ Stafi i përfaqësueses insiston pranë delegatit të ndeshjes së nuk pranon të fillojë ndeshja pa u dëgjuar himni i Shqipërisë.

0’ Kaos në fillimin e duelit, pasi lojtarët nuk duan të fillojnë ndeshjen pasi është vendosur himni i gabuar.