sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO/ Shqipëria e nis me humbje fushatën e saj, pas furtunës në Elbasan e mund lehtësisht Finlanda

Shqipëria e femrave e ka nisur fushatën e saj eliminatore për Europianin e ardhshëm me një humbje në shtëpi. Kombëtarja kuqezi është mundur në ndeshjen debutuese nga Finlanda me rezultatin 0-3, rezultat që mund të konsiderohet disi i kënaqshëm duke parë ndeshjen dhe rastet e shumta që kanë shpërdoruar para portës futbollistet kundërshtare.

Shqipëria ka qenë inaktive në pjesën e parë ku gabimet e shumta kanë bërë që të shënohen 3 gola në pak minuta duke dhënë përshtypjen e një goleade por disa herë gabimet e kundërshtareve por edhe pritjet e portieres, kanë lënë këtë rezultat. Shqipëria që përbëhej nga një formacion me 5 futbolliste të Vllaznisë dhe 2 të Mitrovicës, do të luajnë pas pak ditësh ndaj Portugalisë.

Takimi ishte planifikuar të luhej në orën 17:00 ndërkohë që reshjet e dendura të shiut kanë bërë që të shtyhet për 30 minuta duke u zhvilluar në orën 17:30. Gjatë gjithë ndeshjes, reshjet e dendura të shiut kanë qenë të pranishme në Elbasan duke bërë që të ulet jo pak ritmi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Shqipëri-Finlandë 0-3
Shënues: 10′, 38’Salstrom, 27’Kolanen

Formacionet:

Shqipëria: Rexhepi, Rrahmani, Bajraktari (92’Hila), Maliqi, Elezaj, Maksuti, Krasniqi, Doçi, Franja, Gjini (88’Curraj), Morina
Trajner. Vioresin Sinani

Finlanda: Korpela, Hirinen, Vesterlund, Kuika, Engman (86’Kempi), Sumanen, Niman (60’Kolin), Koivisto, Oling, Kolanen (71’Fransi), Salstrom
Trajnere. Ana Signeul