VIDEO/ Shënon një ndër penalltitë më të çuditshme, sulmuesi “e tepron” me qetësinë e treguar

Ndeshjet e futbollit na kanë bërë të shohim penallti nga më të ndryshmet dhe nuk kanë munguar ekzekutimet e çuditshme. Përkrah “Panenkës” që tashmë është e njohur gjerësisht dhe po bëhet si modë, futbollistët duket se kanë mënyra nga më të ndryshmet për të fituar vëmendje.

Në takimin mes Riding dhe Çarlton, sulmuesi i miqve Lil Tajlor ka qenë protagonist duke shënuar golin e dytë të takimit. Në minutën e 80, kur takimi ishte 0-1, Çarlton ka fituar një penallti e cila i është besuar Tajlorit i cili ka shënuar në një mënyrë të çuditshme.

Sulmuesi 29-vjeçar ka marrë vrullin e nevojshëm por deri te topi, nuk ka vrapuar aspak duke ecur qetësisht dhe në të njëjtën mënyrë ka shënuar e madje, edhe ka festuar. Aktualisht, Tajlor numëron 5 gola të shënuar dhe 1 asist, aq sa edhe 3 futbollistë të tjerë me nga 5 gola. /Erjon Allaraj-VipSport.al/