VIDEO/ Roshi nuk i ndahet golave as në Rusi, gjen rrugën e rrjetës sërish

Odise Roshi u kthye në protagonist ndeshjen e fundit me Kombëtaren, duke shënuar përballë Islandës dhe në një farë mënyre, duke heshtur kritikat për paraqitjen kundër Francës. Sulmuesi kuqezi, ka vazhduar me të njëjtën ecuri edhe në kampionatin rus, pasi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës.

Ai ka kaluar skuadrën e tij në avantazh në ndeshjen ndaj Rostovit që në minutën e 19, duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një penallti. Roshi ka goditur topin në cepin e djathtë të portës, ndërkohë që portieri u hodh në krahun tjetër, duke mos arritur të sjellë probleme për sulmuesin.

Skuadra e Groznit po kalon një formë të vështirë për momentin duke qenë se numëron 8 pikë pas 8 javësh ndërkohë që me këtë fitore, përmirëson disi pozitat. Në total, numëron 2 fitore dhe 2 barazime, ndërkohë që katër ndeshje i kanë humbur. /Erjon Allaraj-VipSport.al/