VIDEO / Ronaldo, përsëri shkëndija me tifozët e Atletikos në fund të ndeshjes

Kristiano Ronaldo dhe tifozët e Atletiko Madrid vazhdojnë luftën mes tyre, të nisue që nga koha kur ai ishte pjesë e Real Madrid dhe shënonte me shumë rregullsi ndaj kësaj skuadre. Kapitulli i radhës ishte në duelin e sotëm në Ligën e Kampioneve.

Në fund të ndeshjes, gjatë të cilës futbollisti u vërshëllye thuajse çdo herë që kapte topin e gjuante drejt portës, Ronaldo kishte një rast të shkëlqyer për të barazuar shifrat. Pas një sllallomi mes kundërshtarëve ai lëshoi një gjuajte të cilën Oblak nuk e arriti, por sfera më pas përfundoi jashtë, ngjitur me shtyllën.

Sigurisht tifozët vendas e “përshëndetën” me fyerje nga tribuna, ndërsa Ronaldo nuk ia përtoi duke bërë një gjest me dorë e një shkelje syri, për t’i nxitur më shumë, duke lënë “takimin e radhës” për duelin në Torino. /vipsport.al/