VIDEO/ Ronaldo nuk i mban dot lotët për babain e tij: Më vinte turp nga akuza për përdhunim

Kristiano Ronaldo është një person emocional dhe këtë e ka treguar në shumë raste gjatë karrierës së tij në futboll. Portugezi shpeshherë nuk i ka mbajtur lotët, të cilat e kanë shoqëruar gjatë sukseseve dhe dështimeve si në Kombëtare, ashtu edhe me klubet e Mançester Junajtid, Real Madrid dhe së fundmi Juventus.

Kështu, i ka ndodhur edhe në intervistën për programin ‘Good Morning Britain’, në të cilën Ronaldo nuk është përmbajtur por ka shpërthyer në lot në momentin kur në ekran nga prezantuesi i është shfaqur një video për babai, i cili i ka ndërruar jetë para shumë viteve për shkak të problemeve me alkoolin. Në video u shfaqën imazhe përpara vitit 2004 ku tregohej lumturia e babait të tij, në momentet kur CR7 ishte thjesht një djalosh i talentuar.

Ndërkohë, në momentin kur prezantuesi e pyet se për arsyen për të cilën nuk është i lumtur, luzitani shprehet për faktin se i ati i tij nuk ia doli ta shikonte duke arritur të gjitha sukseset, nuk e shikoi të ishte numri një. Ndërkohë, Ronaldo preku edhe temën rreth akuzave për përdhunim, ndërsa u shpreh se e bënin t’i vinte turp. “ Më bën të ndjehem keq. Një ditë isha në shtëpi me të dashurën time dhe në televizion filluan të flisnin rreth këtyre lajmeve. Dëgjova fëmijët të zbrisnin nga shkallët dhe e ndryshova kanal sepse më vinte turp. Më vjen turp nga këto akuza”, tha Ronaldo.  /Egi Çabeli-VipSport.al/